Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim drejtorin e Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, me të cilin ka diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit ekonomik e financiar.
Në këtë takim, drejtori i Doganës, Agron Llugaliu, e ka uruar Gashin për detyrën e re si Kryeprokuror i Shtetit.
Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i koordinimit ndërmjet institucioneve për parandalimin, zbulimin dhe ndjekjen e veprave penale që cenojnë interesat ekonomike dhe financiare të Republikës së Kosovës.
“Fokusi i takimit ishte intensifikimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në parandalimin, zbulimin dhe ndjekjen e veprave penale që cenojnë interesat ekonomike dhe financiare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, të dyja palët janë dakorduar që të vazhdojnë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe të ndërmarrin veprime të përbashkëta brenda kompetencave ligjore të institucioneve përkatëse.
“Palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta, në kuadër të kompetencave ligjore të institucioneve përkatëse”, thuhet më tej.
Qëllimi i këtij bashkëpunimi është rritja e efikasitetit në luftën kundër kriminalitetit dhe forcimi i sundimit të ligjit.