“Deri në frymën e fundit për Dukagjinin”, Haxhiu përkujton 14 të rënët

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 14 ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë në betejën e 11 gushtit të vitit 1998.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se ushtarët e UÇK-së ranë duke mbrojtur pozicionet e Dukagjinit përballë ofensivës së forcave serbe.

“Sot bëhen 28 vjet nga beteja heroike e 11 gushtit të vitit 1998, në të cilën ranë katërmbëdhjetë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i mbrojtur pozicionet e Dukagjinit deri në fund përballë ofensivës serbe”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka përmendur me emër 14 të rënët në këtë betejë.

“Komandanti Maxhun Çekaj, Gëzim Dervishaj, Halil Berisha e Malë Zejnaj nga Irzniqi. Enver dhe Orhan Halilaj, Naim Nimanaj, Halil Sejfijaj e Arben Ahmetaj nga Gllogjani. Arton Hasanaj nga Rakoci, Nexhat Humaj nga Baballoqi, Naser Idrizaj nga Kodralia, Hasan Osmani nga Nivokazi dhe Agron Thaqi nga Skivjani”, ka shkruar ajo.

Haxhiu ka vlerësuar se të rënët e dinin se përballë kishin një forcë ushtarake më të armatosur, por megjithatë vendosën të qëndrojnë dhe të luftojnë.

“Ata e dinin se përballë kishin një ushtri që kishte më shumë armatim e mjete luftarake, por qëndruan dhe luftuan deri në frymën e fundit për t’i mbrojtur pozicionet e tyre. Mbrapa asaj vije kishte shtëpi, familje dhe një vend që kërkonte të jetonte i lirë”, ka shkruar Haxhiu.

Në fund të postimit, ajo ka shprehur nderim për familjet e dëshmorëve dhe ka bërë thirrje për përkujtimin e tyre.

“Nderim familjeve që i rritën dhe i përcollën në rrugën e lirisë.

Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka përfunduar Haxhiu.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika