Komandanti i FSK-së priti senatoren amerikane: Diskutuan për të ardhmen e FSK-së

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim senatoren amerikane për shtetin e Ajovës, Joni K. Ernst.

Në takim, Jashari e ka falënderuar senatoren Ernst për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës dhe FSK-së.

“E falënderoj senatoren Ernst për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen e FSK-së, prioritetet e saj, si dhe për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me SHBA-në.

“Bashkëpunimi i vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i një rëndësie të veçantë për zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të FSK-së”, thuhet më tej në njoftim.
Palët kanë diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe sfidat e përbashkëta.

Në përfundim të takimit, Jashari ka shprehur mirënjohje për senatoren Ernst për kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

“Thellimi i mëtejshëm i partneritetit dhe marrëdhënieve bilaterale në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mbetet i një rëndësie të veçantë për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Senatorja Ernst ishte e shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati, dhe adjutanti i përgjithshëm i Ajovës, gjeneralmajor Stephen Osborn.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika