Është hapur afati i dytë për aplikimin e provimit të maturës shtetërore. Maturantët e interesuar mund të aplikojnë përmes platformës eKosova nga 12 deri më 20 gusht 2026.
Aplikimi bëhet përmes shërbimit “Apliko për paraqitje të provimit të maturës – Afati i dytë”.
Për të aplikuar, maturantët duhet të identifikohen në platformën eKosova, të klikojnë te “Shërbime”, më pas te “Arsimi” dhe të zgjedhin shërbimin përkatës.
Procesi i aplikimit zhvillohet tërësisht online, pa pasur nevojë që maturantët të paraqiten fizikisht në shkollë apo në institucione të tjera.
Shërbimi për aplikim gjendet në Platformën eKosova.