Dyqani në Ada Pazar/“Rrush prej mikrofonave”- si u njohën Sabri Novosella e Abdullah Prapashtica

Sabri Novosella, në emisionin “Dosje” të RTV Dukagjinit, të udhëhequr nga Ermal Panduri, ka rrëfyer se si ishte njohur me Abdullah Prapashticën pas arratisjes së këtij të fundit nga Kosova.

I pyetur nga Panduri se si kishte ndodhur njohja mes tyre, Novosella ka treguar se Prapashtica, së bashku me Faton Topallin dhe Osman Osmanin, e kishin kërkuar dhe e kishin gjetur në Ada Pazar.

“Erdhën te unë, në Ada Pazar unë isha. Më kishin kërkuar, më gjetën, erdhën te unë. Kena qenë vazhdimisht bashkë, ata kanë qenë tre. Ishte Faton Topalli, Osman Osmani edhe Abdullah Prapashtica. Bile, kanë qëndru në banesën time bukur disa ditë”, ka treguar Novosella.

Ai ka thënë se kishte pasur marrëdhënie të afërta me ta, por se politikisht kishte dallime me Prapashticën.

“Kemi pasë marrëdhënie të ngushta, por politikisht. Shumë është interesant, se kanë pasë lidhje familjare mes vete, me Osmanin qashtu, kurse me Fatonin si atëherë si sot kemi marrëdhënie shumë të afërta. Kurse me Abdullahun, Abdullahu ka qenë marksist-leninist se vetë organizatën e ka pasë”, ka thënë ai.

Panduri ka përmendur PKMLSHJ-në, ndërsa Novosella ka thënë se bëhej fjalë për “Partinë Komuniste Marksiste-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi”.

Gjatë intervistës është diskutuar edhe mundësia që dyqani i Novosellës në Ada Pazar të ishte përgjuar.

Panduri ka përmendur deklarimin e Prapashticës se Novosella i kishte thënë të mos takoheshin në dyqan, por në banesë, pasi aty ishin “rrush prej mikrofonave”.

Novosella ka thënë se ekzistonte mundësia e përgjimit, megjithëse vetë nuk kishte gjetur pajisje të tilla në dyqan.

“Po, ka mujt me pasë, unë e kam kontrollu, por unë nuk kam mujt me gjet ndonjë gjë në dyqanin tim, ka mujt dikush me fut, ku me ditë”, ka deklaruar Novosella.

Kur Panduri ia ka rikujtuar pretendimin e Prapashticës për shprehjen “këtu jemi rrush prej mikrofonave”, Novosella është përgjigjur se kjo mund të ketë ndodhur.

“Ka mundësi. Ai ka qenë në dhomën time, një dhomë ia kam lëshu, të tretë kanë fjetur aty”, ka thënë ai.

Novosella është pyetur gjithashtu nëse, gjatë kohës sa kishte vepruar në Kosovë, kishte pasur njohuri për ekzistencën e PKMLSHJ-së.

“Unë asgjë, hiç”, është përgjigjur ai, duke mohuar se kishte pasur dijeni për këtë organizatë.

Panduri më pas ka përmendur qëndrimin e Abdullah Prapashticës se PKMLSHJ-ja kishte organizuar demonstratat shqiptare të vitit 1981.

“Ashtu ka thënë”, ka pohuar Novosella.

I pyetur se sa i vërtetë ishte ky pretendim, ai ka thënë se nuk kishte njohuri për ta konfirmuar.

“Unë nuk e di, nuk e di”, ka deklaruar Novosella.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika