Haxhiu kritikon PDK-në dhe AAK-në për refuzimin e takimit: Veprim i gabuar dhe i pamatur

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka shprehur keqardhje për vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për të refuzuar ftesën për takimin e përbashkët të thirrur për të martën.

Haxhiu e ka cilësuar refuzimin e këtyre dy subjekteve politike si veprim të gabuar dhe të pamatur, duke thënë se një qasje e tillë nuk i shërben tejkalimit të situatës aktuale politike dhe institucionale në vend.

“Më lejoni të shpreh keqardhjen time të plotë që pavarësisht ftesës sime të sinqertë, subjektet politike si PDK dhe AAK refuzuan të njëjtën. Këtë refuzim e konsideroj veprim të gabuar, të pamatur dhe mbi të gjitha mungesë të vullnetit për të tejkaluar pozicionimet barrikaduese. Të tilla pozicione nuk e ndihmojnë askënd, aq më pak Republikën tonë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo ka thënë se qytetarët e Kosovës e kanë shprehur vazhdimisht vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve, ndërsa përgjegjësia e liderëve politikë është që këtë vullnet ta zbatojnë në praktikë.

“Qytetarët e vendit vazhdimisht janë duke folur qartë përmes zgjedhjeve, ndërkaq është detyrë e jona si përfaqësues të tyre e si udhëheqës partish e institucionesh politike ta zbatojmë atë në praktikë”, ka deklaruar ajo.

Sipas Haxhiut, Kosova ka nevojë për funksionalizimin e institucioneve dhe për punë të mëtejshme, ndërsa zgjedhjet, sipas saj, duhet të jenë opsioni i fundit.

“Zgjedhjet do të duhej të ishin opsioni i fundit nëse jo fare opsion. Mbetem me shpresën që deri të martën të kemi reflektim e takimi të jetë sa më i dobishëm drejt gjetjes së një zgjidhje”, ka shkruar ajo.

Haxhiu ka ftuar liderët e partive politike ose përfaqësuesit e tyre në një takim konsultativ të martën në orën 09:00.

Takimi pritet të fokusohet në zhvillimet aktuale politike dhe institucionale, si dhe në rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e një presidenti konsensual dhe formimin e institucioneve të tjera.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika