Mot i ndryshueshëm gjatë javës, temperaturat deri në 34 gradë

Java e re në Kosovë pritet të nisë me mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.

Të martën pritet ndryshim i kushteve atmosferike. Në disa vende, vranësirat do të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa do të ketë edhe rritje të shpejtësisë së erës. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të zbresë deri në 28 gradë.

Të mërkurën moti pritet të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 30 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të zbresin deri në 10 gradë.

Të enjten pritet mot kryesisht me diell, me vranësira të pakta, kryesisht në zonat malore. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 27 deri në 33 gradë.

Ndërkaq, të premten rikthehen temperaturat më të larta. Moti do të jetë kryesisht me diell, me temperatura maksimale nga 29 deri në 34 gradë Celsius. Minimalet do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë.

Në përgjithësi, java pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, me një rënie të temperaturave të martën dhe të enjten, ndërsa ditët e tjera do të shoqërohen me temperatura më të larta.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika