Spitali i Pejës: Një pacient vdes pas aksidentit, dy të tjerë në gjendje stabile

Tre persona janë pranuar sot në mëngjes në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, pas një aksidenti trafiku.

Sipas njoftimit të Spitalit, njëri prej pacientëve është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor dhe masave të ndërmarra për t’ia shpëtuar jetën, pacienti ka ndërruar jetë.

Dy pacientët e tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe aktualisht janë në gjendje stabile. Ata po marrin trajtimin dhe kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimës për humbjen e të dashurit të tyre.

Një i vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti në Kliqinë të Pejës

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika