Java e fundit e gushtit do të nisë me mot të nxehtë dhe kryesisht të qëndrueshëm në Kosovë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), e hëna, 24 gusht, do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të pakta.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 17°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 29 deri në 34°C.
Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.
IHK-ja ka parashikuar që java e fundit e gushtit të jetë e nxehtë, me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë, ndërsa në disa zona temperaturat maksimale mund të arrijnë deri në 35-36°C.