Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin prej disa vitesh, Ajbin.
Çifti ka zgjedhur Romën si destinacion për ditën e tyre të veçantë, ku kanë organizuar një ceremoni elegante dhe luksoze, me pjesëmarrjen e familjarëve, miqve dhe emrave të njohur të estradës shqiptare.
Dasma është zhvilluar në një prej rezidencave luksoze të kryeqytetit italian, ndërsa ceremonia është karakterizuar nga një atmosferë romantike dhe pamje spektakolare të Romës.
Natën e saj të veçantë dhe të paharrueshme, Kida e ka shoqëruar edhe me muzikë të zgjedhur, ndërsa atmosferën e ka ndezur kënga e Ramadan Krasniqit.
Në mesin e të ftuarve në dasmë kanë qenë edhe emra të njohur të estradës shqiptare, si Luana Vjollca, Yll Limani, Ermali dhe Ariana Fejzullahu, Shkurte Gashi dhe Dafina Zeqiri, të cilët kanë qenë pjesë e kësaj nate të veçantë.



View this post on Instagram