Elena Sadiku mes pesë të nominuarave për trajnere të vitit 2026

Trajnerja shqiptare Elena Sadiku është nominuar për çmimin “Trajnerja e Vitit 2026” në futbollin e femrave, duke u përfshirë në listën e ngushtë prej pesë trajnerëve të nominuar për këtë trofe.

Sadiku, e cila aktualisht drejton Celtic dhe BK Häcken, është në garë për çmimin prestigjioz së bashku me Jonatan Giráldez të OL Lyonnes, Andrée Jeglertz të Manchester Cityt, Nils Nielsen të Japonisë dhe Pere Romeu të Barcelonës.

Për këtë çmim, votuesit përzgjedhin dhe rendisin vetëm dy emra nga lista prej pesë të nominuarve.

Kriteret për vlerësimin e trajnerëve nuk përfshijnë vetëm suksesin në rezultate, por edhe trofetë e fituar, taktikat, lidershipin, zhvillimin e lojtareve të reja dhe tejkalimin e pritshmërive.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika