Janë bërë të ditur pesë trajnerët e nominuar për çmimin “Trajneri i Vitit” në futbollin e meshkujve, pjesë e ceremonisë së “Topit të Artë” 2026.
Në listën e të nominuarve janë katër trajnerë spanjollë dhe një belg.
Të nominuarit janë:
- Mikel Arteta
- Luis de la Fuente
- Unai Emery
- Vincent Kompany
- Luis Enrique
Arteta drejton Arsenalin, De la Fuente është përzgjedhës i Spanjës, Emery drejton Aston Villan, Kompany është trajner i Bayern Munichut, ndërsa Luis Enrique është në krye të Paris Saint-Germainit.
Fituesi i çmimit “Trajneri i Vitit” do të shpallet në ceremoninë e “Topit të Artë” për vitin 2026.