Dështon takimi Kurti-Vuçiq

Ka dështuar takimi i nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë i paraparë më 19 korrik. Këtë e ka bërë të ditur, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Marrëveshja e nënshkruar për energjinë në qershor, duket se entuziazmoj ata që po ndërmjetësojnë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky nënshkrim u bë shkas që Josep Borrell, përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, të deklarohet se më në fund pas disa muajsh pauzë do të ketë një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë.

Madje për këtë takim të shumëpritur u përfol se do të organizohej të martën e kësaj jave.

Ndonëse tereni për këtë takim u rregullua,me 19 korrik në Bruksel nuk od të ketë duarshtrëngim në mes të Kryeministri të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajmin për anulimin e dha vetë disa orë para takimit, zëdhënësi i Kurtit, Besnik Bislimi.

“Ideja ka qenë që të përgatitet tereni për takim të radhës, mbase këtë javë, nesër, ndërmjet dy krerëve të shtetit, por kjo ka dështuar për shkak të mosgatishmërisë së zotëri Vuçiq-it që të shkojë në Bruksel. Zotëri Kurti është deklaruar i gatshëm që të fillojë sa më shpejt diskutimet për marrëveshje gjithëpërfshirëse, por Vuçiq ka përdorur si arsyetim vizitën e presidentit të Egjiptit, i cili pritet të qëndrojë tri ditë në Serbi”, ka deklaruar Bislimi.

Arsye për këtë dështim dhe mos hecjen përpara të këtij procesi mes Kosovës e Serbisë, ka dhënë  profesori, Milazim Krasniqi.

Sipas tij, Serbia nuk e ka fare prioritet dialogun më Kosovën.

“Serbia aktualisht ka prioritete të tjera pasi është në presion të madh për sanksione ndaj Rusisë dhe ajo s’është e gatshme dhe po krijo incidente të tërheq vëmendje. Në Kosovë mund të prodhoj vetëm  incidente por jo dialog. Unë besoj që Serbia se ka fare prioritet dialogun dhe zgjidhjen e problemit më Kosovën dhe s’ka ndonjë gjasë për ndonjë rezultat në dialog. Është e pa interesime për ta zgjidh problemin”, ka deklaruar Bislimi.

Se nuk ka shenja drite për këto takime të shumë pritura dhe një marrëveshje eventuale mes dy vendeve e thotë edhe profesori, Abit Hoxha.

Hoxha shton se në këto rrethana që po shkon procesi është mjaft e vështir të arrihet një ujdi.

“Fatkeqësisht unë nuk shohë një marrëveshje shumë të shpejt dhe publiku në Kosovë nuk e dëshiron një marrëveshje të tillë dhe për këtë s’është e gatshme as skena politike në Kosovë. Ndërsa Serbia është në një pozite edhe më të keqe ndaj kësaj temë. Është shumë vështir të arrihet marrëveshja tani pasi të gjitha tregojnë se s’ka një marrëveshje në horizont pasi palët nuk po pajtohen për shumicën e temave”, ka deklaruar Hoxha.

Takimi i parë i nivelit të lartë mes Albin Kurti, si Kryeministër i Kosovës dhe Aleksandër Vuçiq, si  Presidenti i Serbisë u mbajt më 19 korrik të vitit 2021.

Që nga ajo datë Kurti e Vuçiq nuk kanë pasur takim të formatit të tillë ndonëse në tryeza të ndryshme janë takuar ballë për ballë.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika