IPK-ja nis hetim për veprimet policore gjatë protestës së mbrëmshme

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka nisur hetim preliminar për të vlerësuar veprimet e Policisë së Kosovës dhe përdorimin e forcës gjatë protestës së mbajtur të hënën mbrëma pranë objekteve të Qeverisë dhe Kuvendit.

IPK ka bërë të ditur se gjatë protestës ka monitoruar nga afër reagimin e zyrtarëve policorë, mënyrën e menaxhimit të turmës, ndërveprimin me protestuesit, si dhe përdorimin e forcës dhe pajisjeve të autorizuara.

Sipas IPK-së, hetimi është iniciuar sipas detyrës zyrtare, bazuar në të dhënat e mbledhura gjatë monitorimit, pamjet e publikuara në media dhe burime të tjera relevante.

Ndërkohë, IPK ka pranuar edhe një ankesë të përcjellë përmes Policisë së Kosovës, në të cilën një qytetar pretendon se gjatë protestës ka pasur tejkalim të autorizimeve policore në përdorimin e forcës.

IPK ka njoftuar se do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat dhe, bazuar në gjetjet e hetimit, do të vlerësojë hapat e mëtejmë.

Inspektorati ka theksuar se hetimi do të zhvillohet në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të pavarur, me qëllim të vlerësimit të ligjshmërisë së veprimeve policore dhe respektimit të të drejtave të qytetarëve.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika