Lushtaku: Kjo është fytyra e vërtetë e Kurtit, me mashtrime e rrena ka ardhur në pushtet

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, duke e akuzuar për manipulim dhe për mosmiratimin e një ligji që, sipas tij, është në interes të Kosovës.

Lushtaku ka thënë se, sipas tij, Kurti ka ardhur në pushtet përmes mashtrimeve dhe gënjeshtrave dhe se një qasje e tillë po vazhdon edhe më tej.

“Unë mendoj që kjo është fytyra e vërtetë e Albin Kurtit. Me mashtrime me rrena ka ardh në pushtet. Dhe vazhdon kështu. Për karrigen e vet nuk e miraton një  ligj, që nuk është për Hashim Thacin e Kadri Veselin, është për Kosovën…

Pushteti e ka manipuluar dhe shfrytëzuar policinë. Kanë qenë veprime të panevojshme, protestuesit kanë qenë të qetë. Qe 18 ditë janë protestuesit dhe asnjë veprim negativ nuk e kanë bërë”, ka deklaruar Lushtaku.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika