Shqipëria dërgon kontingjentin e parë të helikopterëve në misionin e KFOR-it në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka njoftuar nisjen e kontingjentit të parë të helikopterëve shqiptarë për t’iu bashkuar misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë.

Nufi theksoi se pjesëmarrja e 13 efektivëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në këtë mision dëshmon profesionalizmin e ushtarakëve shqiptarë dhe angazhimin e vendit si aleat i NATO-s, njofton Dukagjini.

Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e veçantë që ka ky mision për Shqipërinë, duke e lidhur atë jo vetëm me raportet historike dhe vëllazërore me Kosovën, por edhe me sigurinë e përbashkët në rajon.

Sipas Nufit, siguria dhe stabiliteti i Kosovës janë të lidhura drejtpërdrejt me paqen dhe sigurinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë rajonit.

“Për Shqipërinë, ky mision ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për lidhjen vëllazërore dhe historike me Kosovën, por edhe sepse siguria dhe stabiliteti i Kosovës lidhen drejtpërdrejt me paqen dhe sigurinë e Shqipërisë dhe gjithë rajonit tonë”, ka shkruar Nufi.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika