Një burrë është ndaluar për 48 orë në Pejë, nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj një personi.
Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se sot ka pranuar një video nga një qytetar, ku shihet një person duke ushtruar dhunë ndaj viktimës.
Pas pranimit të pamjeve, prokurorja kujdestare ka autorizuar Policinë e Kosovës që të identifikojë personat e përfshirë dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe ligjore.
Hetuesit policorë kanë shoqëruar në stacion policor si personin e dyshuar, ashtu edhe viktimën, për të vazhduar me procedurat përkatëse.
“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Dukagjini, jozyrtarisht, merr vesh se raporti mes të dyshuarit dhe viktimës është burrë e grua.