Dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore, Qavolli zhvillon takim me përfaqësuesen e EULEX-it

Koordinatori Nacional për rastet e Dhunës në Familje, Ersan Qavolli, ka zhvilluar një takim me Sabine Dwinger, udhëheqëse tematike për dhunën në baza gjinore në kuadër të Njësisë së Monitorimit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, gjatë takimit Qavolli e ka njoftuar përfaqësuesen e EULEX-it me prioritetet e Kryeprokurorit të Shtetit dhe përkushtimin e sistemit prokurorial për trajtimin me seriozitet të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore.

Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimi i përvojave profesionale dhe harmonizimi i praktikave të punës, me synim përmirësimin e trajtimit të këtyre rasteve dhe rritjen e efektivitetit të reagimit institucional.

Po ashtu, palët diskutuan për rëndësinë e mbështetjes profesionale dhe monitorimit të praktikave institucionale, si mekanizma që ndihmojnë në identifikimin e sfidave dhe përmirësimin e vazhdueshëm të punës së institucioneve.

Sipas Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, koordinimi i vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë mbetet i rëndësishëm për forcimin e praktikave profesionale, mbrojtjen e viktimave dhe rritjen e llogaridhënies në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika