Vlora Çitaku është caktuar ushtruese e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas dorëheqjes së parevokueshme të Bedri Hamzës nga kjo pozitë.
Sipas burimeve brenda PDK-së për Dukagjinin, Çitaku do ta ushtrojë këtë detyrë deri në përfundimin e procesit të zgjedhjeve të brendshme të partisë.
Gjatë kësaj periudhe, PDK-ja pritet të organizojë zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme.