Abdixhiku për vrasjen e gruas në Pejë: Përgjegjësia duhet të ketë emër e mbiemër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kërkuar hetim të plotë dhe të pavarur për vrasjen e gruas në Pejë, si dhe llogaridhënie nga zyrtarët dhe institucionet që kanë trajtuar rastin e saj.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka thënë se secili zyrtar dhe institucion që ka trajtuar kërkesën e viktimës duhet të japë llogari për veprimet e ndërmarra dhe detyrimet e papërmbushura.

Ai ka theksuar se Arlinda kishte kërkuar mbrojtje nga shteti dhe se, tri ditë para se të vritej, kishte paraqitur një kërkesë në Prokurori lidhur me rrezikun ndaj jetës së saj.

“Arlinda kërkoi të jetonte. Kërkoi mbrojtje nga shteti. Tri ditë para se të vritej, e paralajmëroi Prokurorinë për rrezikun ndaj jetës së saj. Sot, letra e saj është këtu. Arlinda nuk është më. Ajo u vra mbrëmë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se përgjegjësia për rastin duhet të jetë e qartë dhe se çdo zyrtar duhet të japë llogari për veprimet ose mosveprimet e tij.

Abdixhiku ka shtuar se, derisa viktimës i duhej ofruar mbrojtje sa ishte gjallë, tash institucionet kanë për detyrë të sigurojnë drejtësi për të dhe të veprojnë për të mbrojtur gratë e tjera që mund të jenë në rrezik.

“Për këtë rast LDK kërkon hetim të plotë dhe të pavarur të çdo veprimi e mosveprimi në mbrojtje të saj. Secili zyrtar e institucion që e ka trajtuar kërkesën e Arlindës duhet të japë llogari për veprimet që ka ndërmarrë dhe detyrimet që ka lënë pa përmbushur. Përgjegjësia duhet të ketë emër e mbiemër”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika