FSK pranon një donacion 75 mijë dollarësh nga agjencia amerikane e mbrojtjes

Agjencia Amerikane për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes(DTRA) i ka dhuruar FSK-së një donacion me vlerë prej 75 miliardë dollarësh për intervenime në operacione kundër materieve të rrezikshme

Donacioni nga DTRA në FSK

Të enjten e 21 korrikut, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK) ka pranuar një donacion në vlerë prej 75 mijë dollarëve nga Agjencia Amerikane për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes(DTRA).

Ministri Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky donacion përfshin automjetin special për transportin e personelit dhe pajisjeve specialistike për intervenime në operacione kundër materieve të rrezikshme.

Donacione të ngjashme krahas mbështetjes në trajnime, DTRA do të vazhdojë edhe në të ardhmen për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të kapaciteteve të mbrojtjes kimike, atomike, biologjike dhe radiologjike.

“Falënderim dhe mirënjohje e lartë për DTRA-në”, ka përfunduar Mehaj.

Ndërsa edhe më 14 korrik FSK ka pranuar një donacion prej 405 mijë euro nga Gjermania.

Ministri Mehaj, ishte takuar me atasheun jorezident gjerman të mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Franz-Josef Nolte, me ç’rast ishte nënshkruar një Marrëveshje për donacion me Gjermaninë për dhurimin e kamionëve për autoshkollën e FSK-së, vlera e të cilit është 405 mijë euro.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika