Ngordh panda gjigante më e vjetër në botë

Panda gjigante më e vjetër në botë ngordh në kopshtin zoologjik të Hong Kongut në moshën 35-vjeçare

Panda An An e cila ishte banore e Hong Kong Ocean Park vitin e kaluar ka mbushur 35 vjeç. Foto CNN

Panda gjigante mashkull më e vjetër në botë, e cila ishte në robëri, ka ngordhur të enjten në një kopsht zoologjik në Hong Kong.

Panda, i quajtur An An, u eutanizua në moshën 35-vjeçare, që i bie ekuivalenti i një njeriu që jeton deri në 105 vjeç.

Eutanizimi është akti ose praktika e lejimit të vdekjes së individëve të sëmurë (të tillë si persona ose kafshë shtëpiake).

Zyrtarët në Ocean Park thonë se vendimi u mor pasi panda tregoi “shenja të përkeqësimit” gjatë javëve të fundit.

Vizitorët shkruajnë shënime në Ocean Park të Hong Kongut. Foto AP

Ocean Park Hong Kong, ku An An kishte jetuar që nga viti 1999, kanë raportuar se shëndeti i tij kishte shfaqur shenja të vazhdueshme përkeqësimi gjatë javëve të fundit, me rënie të marrjes së ushqimit, derisa më në fund ndaloi së ngrëni.

“Ocean Park është thellësisht i pikëlluar për të njoftuar humbjen e An An”, tha Ocean Park në një deklaratë, raporton The Guardian, transmeton Dukagjini.

“An është një anëtar i domosdoshëm i familjes sonë dhe është rritur së bashku me parkun. Ai, gjithashtu, ka ndërtuar një lidhje të fortë miqësie me vendasit dhe turistët njësoj”, shtoi ajo.

Ocean Park ndau lajmin për vdekjen e An An në Facebook dhe i bëri thirrje publikut të dërgojë ngushëllimet e tyre. Me mijëra njerëz kanë komentuar dhe postuar foto.

Jia Jia

An dhe Jia Jia, panda gjigante femër më e vjetër në botë, e cila vdiq në vitin 2016 në moshën 38-vjeçare, ishin dhurata nga kontinenti kinez. Dy panda të tjera, Ying Ying dhe Le Le, mbeten në të njëjtin kopsht zoologjik të Hong Kongut.

Në Kinë, pandat janë simbol i harmonisë, miqësisë dhe paqes. Jashtë Kinës, ato janë përdorur si pjesë e diplomacisë ndërkombëtare të Pekinit që nga vitet 1950.

Panda An An në Ocean Park Hong Kong. Fotografia: Ocean Park

Për shumë vjet, ekspertët ishin të shqetësuar se kafsha ishte në prag të zhdukjes. Vitin e kaluar, zyrtarët kinezë thanë se pandat gjigante nuk ishin më të rrezikuara në natyrë, por ato ishin ende të prekshme me një popullsi jashtë robërisë prej 1 mijë e 800.

Mendohet se jetëgjatësia mesatare e specieve (grup organizmash që mund të riprodhohen me njëri-tjetrin në natyrë), është midis 14 dhe 20 vjet në natyrë, por ato mund të jetojnë më gjatë në robëri.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika