Dy milionë dollarë për kopjen origjinale të Shakespeare

Kopja është një nga vetëm 20 që kanë mbetur në pronësi private dhe ky botim është më shumë se 400 vjet i vjetër

Libri i parë i përmbledhur i dramave të William Shakespeare, ka edhe një kopje origjinale.

Kopja origjinale e këtij libri është shitur për më shumë se 2 milionë paund në shtëpinë e ankandit Sotheby në Nju Jork.

“The First Folio”, një nga librat më të rëndësishëm në letërsinë angleze, u hodh në ankand të enjtën mbrëma dhe u ble nga një koleksionist privat.

Botimi është më shumë se 400 vjet i vjetër ka një koleksion prej 36 dramash.

Janë të shtypura vetëm 750 kopje të dorëshkrimit, prej të cilave vetëm rreth 220 dihet se janë në qarkullim.

Folio e Parë ka shërbyer shumë sepse në të janë të ruajtura edhe 18 veprat më të njohura të Shekspirit të cilat nuk kane asnjë dorëshkrim bashkëkohor  Sheksipirit, siç ishte  Makbethi, Tempesti, Jul Cezari dhe Nata e Dymbëdhjetë.

‘’The First Folio’’, e njohur ndryshe si Folio e Parë kishte për qëllim të ruante shfaqjet dhe të korrigjonte “kuartat e këqija”.

Heminge dhe Condell skuruan tekstet duke ndërthurur libra të shpejtë, kopje të drejtë autoriale dhe drafte pune për t’u siguruar që të ishin sa më të sakta.

Kopja është një nga vetëm 20 që kanë mbetur në pronësi private.

Biblioteka Britanike strehon pesë kopje, me pjesën tjetër të ekspozuar në muze dhe biblioteka anembanë botës.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika