Bale shënon golin e tij të parë në Major League Soccer

Uellsiani Bale ka shënuar golin e parë për skuadrën e Los Angeles FC në Major League Soccer pas të qenurit pjesë e saj për vetëm një javë

Gareth Bale

Gareth Bale ka shënuar një supergol për skuadrën e Los Angeles FC në Major League Soccer.

Bale ka një javë nga ardhja e tij në këtë skuadër. Andaj llogaritet si “gola e parë”.

Bale, sulmuesi 33 vjeçar, shënoi menjëherë pasi hyri në pjesën e dytë.

Los Angeles FC radhitet katër pikë larg  vendit të parë sipas rënditjes së Konferencës Perëndimore.

“Natyrisht, mendoj se gjëja më e rëndësishme është që ne e fituam ndeshjen, para së gjithash”, kishte thënë Bale.

Bale nënshkroi për LAFC në një transferim falas nga Real Madrid në fillim të këtij muaji me një opsion për të qëndruar për sezonin 2024.

Ai ka thënë se dëshiron të luajë për Uellsin në Kupën e Botës në Katar, këtë vit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika