Fluturat monark cilësohen si specie në zhdukje

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, fluturat monarke është duke i cilësuar si specie në zhdukje për shkak të zvogëlimit të shpejtë të numrit të tyre

luturat monark zbarkojnë në degë në Sanctuary Monarch Grove në Pacific Grove, Kaliforni, e mërkurë, 10 nëntor 2021.

Fluturat monarke raportohet se janë një hap më afër zhdukjes, pasi shkencëtarët e vendosën insektin portokalli e zi në listën e të rrezikuarve shkak i zvogëlimit të shpejtë të numrit të tyre.

“Është thjesht një rënie shkatërruese,” ka thënë Stuart Pimm, një ekolog në Universitetin Duke, i cili nuk ishte i përfshirë në listën e re.

“Kjo është një nga fluturat më të njohura në botë”, ka shtuar ai, raporton The Washington Post, transmeton Dukagjini.

Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, ka shtuar se për herë të parë fluturën monark migruese e kanë vendsour në “listën e kuqe” të specieve të kërcënuara dhe e kategorizoi atë si “të rrezikuar”, dy hapa larg zhdukjes.

Grupi vlerëson se popullsia e fluturave monark në Amerikën e Veriut ka rënë midis 22% dhe 72% përgjatë 10 vjetësh, në varësi të metodës së matjes.

Foto ilustrim, flutrat monarke

“Ajo për të cilën jemi të shqetësuar është shkalla e rënies,” ka thënë Nick Haddad, një biolog i ruajtjes në Universitetin Shtetëror të Miçiganit.

“Është shumë e lehtë të imagjinohet se sa shpejt kjo flutur mund të bëhet edhe më e rrezikuar.”

Haddad, i cili nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në listë, vlerëson se popullsia e fluturave monark që ai studion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës lindore ka rënë midis 85% dhe 95% që nga vitet e 90-ta.

Në Amerikën e Veriut, miliona flutura monarke ndërmarrin migrimin më të gjatë nga çdo lloj insekti i njohur për shkencën.

Pasi dimërojnë në malet e Meksikës qendrore, fluturat migrojnë në veri, duke shumuar breza të shumtë përgjatë rrugës për mijëra milje.

Pasardhësit që arrijnë në Kanadanë jugore më pas fillojnë udhëtimin për në Meksikë në fund të verës.

Foto ilustrim flutrat monarke

“Është një spektakël i vërtetë dhe nxit një frikë të tillë,” ka thënë Anna Walker, një biologe konservimi në New Mexico BioPark Society, e cila ishte e përfshirë në përcaktimin e listimit të ri.

Një grup më i vogël kalon dimrin në Kaliforninë bregdetare, pastaj shpërndahet në pranverë dhe verë nëpër disa shtete në perëndim të Maleve Shkëmbore. Kjo popullsi ka parë një rënie edhe më të shpejtë se monarkët lindorë, megjithëse pati një rikthim të vogël dimrin e kaluar.

Fluturat monarke jomigruese në Amerikën Qendrore dhe Jugore nuk u përcaktuan si të rrezikuara.

Shtetet e Bashkuara nuk i kanë renditur fluturat monarke nën Aktin e Specieve të Rrezikuara, por disa grupe mjedisore besojnë se ato duhet të renditen.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika