Hajrullah Tërnava: Vetëm në Kosovë, Policia nuk ka sigurim

Tërnava,  njohës i çështjeve të sigurisë ka kujtuar heroin, Enver Zymberi në ditën e rënies së tij përgjatë ushtrimit të detyrës duke thënë se ky i fundit kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Njëher1%sh, ai ka folur edhe për kushtet aktuale të Policisë së Kosovës

Hajrullah Tërnava,  njohës i çështjeve të sigurisë ka thënë se Kosova është një ndër të vetmet vende në botë që ka kushte të tilla për zyrtarët e policisë së vendit. Me këtë ai nënkupton mungesën e sigurimit dhe penzionimit të parakohshëm.

Sipas Tërnavës, Policisë së Kosovës i mungojnë “kushtet elementare” dhe nga vet fakti se 21 policë kanë humbur jetën përgjatë ushtrimit të detyrës, është pikërisht pika ku duhet bazuar që të fillojë përmisimi i kushteve.

“Na duhet të kemi sa më parë ligjin per penzionim të parakohshëm”, thotë ai.

Ndër të tjera, Tërnava ka thënë se Pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kushte shumë më të avancuara të punës.

“Për FSK-në janë më të interesun dhe ja kanë rregullu do kushte ndësa tek Policia e Kosovës, këtë aspekt nuk kanë kontribu shumë”, thotë ai gjersa thekson se policia është gjithmonë e rrezikuar.

Tërnava,  njohës i çështjeve të sigurisë ka kujtuar heroin, Enver Zymberi në ditën e rënies së tij përgjatë ushtrimit të detyrës duke thënë se ky i fundit kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

I ftuar në “FIVE” në RTV Dukagjini, njohësi i çëshjteve të sigurisë, Tërnava ka thënë se Zymberi ishte vrarë në rrethana jo të pritshme dhe rasti i tij, mbetet i rëndë për familjen dhe njëherësh, edhe qytetarët e Kosovës.

‘Mjerisht është shumë e dhimbshme për popullin sepse një njeri i cili e ka familjen dhe punon për t’a mbajtur atë e me ra si dëshmor gjatë veprimit e ushtrimit të detyrës së përgjithshme të tij nuk është e lehtë, veçanërisht për familjen”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, ai e ka cilësuar të ndjerin sikurse një “djalë të urtë, sjellshëm dhe të pregaditur” megjithëse nuk e kishte njohur nga afër si shkak i pozicioneve politike të tij asokohe.

Tërnava nuk e ka përjashtuar mundësinë e zbardhjes së autorëve dhe urdhërdhënësve të rastit.

“Duke pasur parasysh situatën që jetojmë pas luftës e tash e kësaj dite nuk e qeverisim mirë atë pjesë të veriut, është fakt se rasti nuk është zbulu mirëpo rastet mund të zbulohen edhe tash e tutje… sa ma shpejt, efikasiteti është më i lartë”.

“Ka me ndodhë, jam i bindur”, thotë ai gjersa shton se janë duke u hetuar edhe rastet e ndërlidhura me të.

Ndër to, ai specifikon rastin e Radojçiq.

Radoiçiq, përmes një video-mesazhi drejtuar publikut, nga rrethina e Leposaviqit, që është një nga katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, kishte thënë se “terrori mbi popullatën serbe ka nisur”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika