Aksident tragjik në Podujevë, humbin jetën burrë dhe grua

Dy persona kanë mbetur të vdekur në një aksident trafiku që kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtës në rrugën Prishtinë-Podujevë. Në veturë ishin edhe dy fëmijë të cilët tashmë janë jashtë rrezikut për jetë. Vetura që ishte me tabela të huaja kishte goditur një autobus i cili ishte i ndalur në rrugë

Pamje nga vendi i ngjarjes në aksidentin tragjik në Podujevë

Pjesët e veturës janë krejt çka kishte mbetur nga një aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Aty kanë humbur jetën një 35 vjeçare dhe një 36 vjeçar që kishin marrë rrugën nga Sllovenia për të ardhur në Kosovë.

Në veturën e aksidentuar ishin edhe dy fëmijët e viktimave, të cilët tashmë janë jashtë rrezikut për jetë.

Detaje për gjendjen e tyre dha doktoresha kujdestare në emergjencë të QKUK-së, Valbonë Gashi.

“Në orët e hershme të mëngjesit janë sjellur dy fëmijë të gjinisë femër dhe mashkull, të moshës 5 dhe 3 vjecare. Gjendja e tyre për momentin është stabile, diagnostikimi po thuajse ka mbaruar, njëri fëmijë është kryesisht me lëndime të eksrimiteteve të posshtme dhe tjetri ka lëndime të kokës dhe të eksrimiteteve poashtu”, ka deklaruar Gashi.

Policia e Kosovës i treguan televizionit RTV Dukagjini se trupat e viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore(IML)

Ndërsa, televizioni ka kuptuar që autobusi me të cilin është aksidentuar vetura kishte qenë i ndalur dhe pa pasagjer.

Për këtë arsye Dukagjini ka kontaktuar me kompaninë që kishte në posedim këtë autobus por ata nuk kanë dhënë detaje për rastin.

Viktimat dhe të lënduarit janë me origjinë nga Komuna e Malishevës.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika