Katër persona kanë vdekur pas raportimeve për shpërthime zjarri në Nebraska të ShBA-së

Katër persona janë gjetur të vdekur në qytetin e vogël bujqësor të Nebraskës, Laurel, kur policia iu përgjigj raportimeve për shpërthime dhe zjarre në shtëpi. Ndërsa, rasti nga policia është duke u cilësuar si "Lojë e keqe"

Barrikadat bllokojnë një pjesë të rrugës Elm në Laurel, Neb., 4 gusht 2022. Patrulla e shtetit të Nebraskës po heton një situatë me vdekje të shumta.

Katër persona janë gjetur të vdekur herët në mëngjes të enjten në dy rezidenca të veçanta në qytetin e vogël bujqësor të Nebraskës, Laurel, kur policia iu përgjigj njoftimeve për shpërthime dhe zjarre në shtëpi.

Ndërsa, kur policia lokale dhe zjarrfikësit mbërritën në banesën e parë, kanë gjetur viktimën e parë. Pak kohë më vonë, një zjarr i dytë u raportua në një shtëpi disa blloqe më tutje dhe aty u gjetën tre viktima të tjera.

Po ashtu, një zjarr i dytë u raportua në një shtëpi disa blloqe më tutje dhe aty janë gjetur tre viktima të tjera.

Barrikadat bllokojnë një pjesë të rrugës Elm në Laurel, Neb., 4 gusht 2022. Patrulla e shtetit të Nebraskës po heton një situatë me vdekje të shumta.

“Lojë e keqe dyshohet në këto vdekje,” ka thënë koloneli i Patrullës së Shtetit të Nebraskës në një konferencë shtypi, John Bolduc.

Gjithashtu, ABC News  raporton se një i dyshuar në këtë rast është i lirë, dhe që Bolduc ka shtuar se autoritetet shtetërore dhe lokale po “hetojnë skena të shumta krimi” në Laurel, në Nebraskën verilindore.

Autoritetet po punojnë me banorët dhe bizneset vendase për të marrë çdo pamje përkatëse të kamerave të sigurisë si pjesë e hetimit të tyre.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika