Vdes një 19-vjeçar në Prishtinë pasi goditet nga vetura

Si pasojë e goditjes nga një veturë në Prishtinë, nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve 19-vjeçari me inicialet J.S

Ilustrim

Si pasojë e një aksidenti trafiku, mesnatën e së premtes në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë ka vdekur një 19-vjeçar.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe tri vetura.

Një nga këmbësorët e përfshirë nuk ka mundur t’i përballojë plagët e marra nga aksidenti.

“Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe tri vetura ( një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti për Portalin Dukagjini.

Sipas zëdhënëses së policisë, vdekja e të riut është konstatuar nga ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendngjarje. Trupi i viktimës, 19-vjeçarit, me inicialet J.S është dërguar për obdkuksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërkaq të dyshuarit (ngasësit të makinës) i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika