PDK pret në takim ambasadoren e Izraelit, Tammy Ziv

Partia Demokratike e Kosovës ka pritur në takim Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv. Në këtë takim, nënkryetarët e kësaj partie kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit pas forcimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet tyre

Nënkryetarët e PDK-së, Vlora Çitaku dhe Uran Ismali në takim me ambasadoren e Izraelit, Tammy Ziv

Të hënën e tetë gushtit, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Vlora Çitaku dhe anëtari i kësaj partie, Uran Ismaili së bashku me Sekretarin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj kanë pritur në takim Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

Në këtë takim, ata kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit pas forcimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Ambasadorja Ziv ka shprehur gatishmërinë e shtetit të saj për ta ndihmuar Kosovën në sektorë të ndryshëm.

Sipas njoftimit të PDK, thuhet se kjo parti si lidere e opozitës në Kosovë është e angazhuar në ruajtjen dhe kultivimin e raporteve të mira me shtetet aleate dhe sjelljen e investimeve të huaja në vend.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika