Tahiri për Kurtin: Po shfaq tendenca për të marrë merita që nuk i takojnë

Pas Miratimit të Rregullores së Punës së Kuvendit, Tahiri ka thënë se kjo rregullore është meritë e grupit punues dhe jo e Kurtit, i cili po përpiqet të marrë meritat

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se Kryeministri Kurti ka shfaqur tendenca për të marrë përsipër meritat lidhur me Miratimin e Rregullores së Punës së Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se miratimi i Rregullores së Punës së Kuvendit është meritë e drejtëpërdrejtë e punës më shumë se një vjeçare e Grupit Punues.

“Miratimi i Rregullores së Punës së Kuvendit është meritë e drejtëpërdrejtë e Grupit Punues që ka punuar më shumë se një vit, e i cili përbëhej me shumicë nga partitë opozitare, ekspertë të NDI-së dhe organizatave tjera të shoqërisë civile”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka thënë se është pikërisht kryeministri Kurti, i cili e ka penguar dhe bllokuar miratimin e kësaj rregullore.

“Statusi i kryeministrit Kurti tregon dy elemente shumë të rrezikshme: e para, tendenca për të marrë merita që nuk i takojnë, për shkak se, në qoftë se ka një njëri që e ka bllokuar miratimin e kësaj rregullore, ka qenë vet z. Kurti gjatë dhjetë viteve, i cili nuk ka dashur të mbështesë shumicën për të kaluar këtë rregullore. E dyta, ai e merr rolin e Kryetarit të Kuvendit, i cili duke dashur ta ruajë konsensusin që e kemi pasur në grup punues, nuk ka publikuar dhe nuk ka marrë merita”, është shprehur ai.

Tahiri është deklaruar “konfuz” mbi veprimet e Kurtit ku sipas tij, njëherë Kryeministri Kurti shpallë gjendje lufte e në të njëjtën kohë bën përpjekje me i marrë meritat që nuk janë të tij.

“Nuk e di çka po mendon Kryeministri, njëherë duke shpallë gjendje lufte, e tash duke u munduar të marrë merita që nuk i takojnë dhe që nuk janë të tij”, ka përfunduar Tahiri.

Deri më tani Kuvendi i Kosovës ka organizuar punën e tij me Rregulloren e miratuar me 29 prill të vitit 2010.

Ky dokument përcakton organizimin dhe funksionimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të organeve, të trupave të punës së tij, të drejtat dhe detyrat e deputetëve.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika