Përfitoi gjashtëdhjetë mijë euro nga organizimi i lojërave të fatit, prokuroria kërkon paraburgimin e tij

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar paraburgim ndaj një personi nga Komuna e Gjakovës i cili dyshohet se ka kryer veprat penale të organizimit të skemave piramidale si dhe organizim të lojërave të fatit

Prokuroria Themelore në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar paraburgim për një person i cili dyshohet se ka organizuar lojëra të fatit, siç janë bastet sportive dhe bixhoz.

Personi me inicialet F.M sipas Prokurorisë, në një kafiteri në Gjakovë, ka organizuar lojëra të fatit, nga e cila veprimtari ka fituar në mënyrë të paligjshme 60 mijë euro.

Sipas Prokurorisë Themelore të Gjakovës, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprat penale si “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, si dhe, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Prokuroria njofton se, i pandehuri F.M., nga data e pavërtetuar e deri më 02 gusht 2022 në një kafiteri në Gjakovë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, dhe duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit, organizon dhe merr pjesë në zhvillimin e veprimtarisë së lojërave të fatit – baste sportive, ku nga bastet e luajtura nga Sh. H., i pandehuri përfiton para në shumën prej 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) euro”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se i pandehuri ka kryer veprat penale që janë të dënueshme nga neni 294 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 2 të KPRK-së.

Po ashtu, armët që i kishte pa autorizim i janë konfiskuar.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika