Qeveria nis mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara për punësim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur përkushtimin e Qeverisë në krijimin e një ambienti ku askush nuk ndihet i përjashtuar dhe të gjithë kanë mundësi të barabarta në punësim dhe jo vetëm, kështu duke nisur mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara për një punësimin të qëndrueshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me me përfaqësues të organizatave jo qeveritare

Të enjten e 11 gushtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati kanë mbajtur takim me përfaqësues të organizatave jo qeveritare, ku ndër të tjera u nënshkruan edhe marrëveshje të bashkëpunimit për zbatimin e masës 1.6 – Mbështetja e Personave me Aftësi të Kufizuara të Pakos së Ringjalljes Ekonomike në mes të Qeverisë dhe OJQ-ve.

Në këtë takim, kreu i Qeverisë së Kosovës ka shprehur përkushtimin e Qeverisë në krijimin e një ambienti ku askush nuk ndihet i përjashtuar dhe të gjithë kanë mundësi të barabarta në punësim dhe jo vetëm.

Ndër të tjera, Kurti ka theksuar që kjo masë përveç që synon nxënien e shkathtësive të personave me aftësi të kufizuara garanton edhe punësimin e qëndrueshëm të tyre.

“Kjo masë, që e kemi dizajnuar së bashku, synon të arrijë dy objektiva: e para, nxënien e shkathtësive nga personat me aftësi të kufizuara dhe e dyta, punësimin e qëndrueshëm të tyre. Nxënia e shkathtësive është e destinuar që të rezultojë me punësim”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se për të nxitur dhe mundësuar punësim të garantuar dhe të qëndrueshëm, bizneset që  lidhin kontratë të rregullt pune me personat që kanë ndjekur trajnimet, do të i’u subvenciohet pagën e punëtorit deri në 270 euro në muaj, për 6 muaj me radhë.

“270 euro për gjashtë muaj me radhë, që i bie më shumë se sa niveli bruto i pagës minimale, të cilën e kemi kaluar tashmë në lexim të parë në Kuvendin e Republikës”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ministri Murati tha se ndonëse masat e pakos kanë qëllim të krijojnë prosperitet për të gjithë, ato shpeshherë janë edhe të targetuara.

Ai gjithashtu theksoi se masa 1.6 ka një mekanizëm të veçantë zbatimi ku organizatat kanë rol thelbësor në monitorim duke identifikuar sfidat dhe arritjet përgjatë vijueshmërisë së masës.

Shefi i ekzekutivit së bashku me ministrin Murati dhe përfaqësuesit nga organizatat jo-qeveritare u pajtuan që kjo masë të trajtohet si një pilotim në mënyrë që të nxirren mësimet e nevojshme me synimin që të kthehet në një masë afatgjatë.

Në fund të takimit, përfaqësuesit e organizatave jo-qeveritare shprehën vullnetin e tyre për të bashkëpunuar në realizimin dhe monitorimin e masës.

Më tre dhjetor të vitit të kaluar, në ditën ndërkombëtare që shënon përpjekjet globale për krijimin e një ambienti, në të cilin personat me aftësi të kufizuara nuk ndihen të përjashtuar, por pjesëmarrës dhe të barabartë, Qeveria e Kosovës e kishte shpallur vitin 2022, vit të personave me aftësi të kufizuara.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika