Rubio: Përpjekjet për të njohur Palestinën e bëjnë të vështirë përfundimin e luftës

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha se përpjekjet ndërkombëtare për të njohur një shtet palestinez “e inkurajojnë” Hamasin dhe e bëjnë më të vështirë përfundimin e luftës.

Rubio shtoi se SHBA-të ua kanë shprehur këtë qëndrim aleatëve si Britania e Madhe, Franca dhe Kanadaja, raportoi Guardian.

Gjatë vizitës së tij në Izrael, ai paralajmëroi gjithashtu se nëse Hamasi “sheh se po fiton mbështetje në të gjithë botën, mund të braktisë marrëveshjen për të cilën është pajtuar në heshtje” dhe thotë se kjo mund të rrezikojë lirimin e pengjeve izraelite.

Rubio udhëtoi për në Izrael për t’i përcjellë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pakënaqësinë e Shteteve të Bashkuara për sulmin e fundit izraelit në Doha të Katarit, nën pretekstin e sulmit ndaj selisë së Hamasit.

Në prag të takimit, Rubio njoftoi se do të fliste me Netanyahun rreth planeve ushtarake të Izraelit për të pushtuar qytetin e Gazës, si dhe qëllimin e Izraelit për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika