Zjarrfikësit në Francë përballen me zjarrin e madh pranë qytetit Bordeaux

Një zjarr i madh ka kapluar qytetin Bordeaux në Francën Jugperëndimore, ku një mijë zjarrfikës është dashur të përballen për të shuar zjarrin që tashmë ka shkatërruar afro shtatë mijë hektarë dhe ka detyruar 10 mijë banorë të largohen nga vendbanimet e tyre

Zjarri masiv në rajonin e Gironde në Francë

Të enjten e 11 gushtit, më shumë se një mijë zjarrfikës janë përballur me një zjarr të quajtur përbindësh nga autoritetet në Francën Jugperëndimore që ka shkatërruar tashmë rreth shtatë mijë hektarë të pyjeve, raporton BBC.

Ata po mbështeten nga avionë të specializuar që lëshojnë ujë.

Por pavarësisht të gjitha përpjekjeve, zjarri është ende jashtë kontrollit, ka thënë përfaqësuesi i zjarrfikësve Gregory Allione për Radion RTL të Francës.

Disa avionë zjarrfikës janë përfshirë në operacionin masiv të shuarjes së zjarrit në rajonin Gironde

Zjarri i furishëm pranë qytetit të Bordeaux ka shkatërruar një numër shtëpish dhe ka detyruar 10 mijë banorë të largohen.

Ndërkaq, erërat e forta dhe temperaturat e larta po vështirësojnë operacionin e shuarjes së zjarrit.

Presidenti Emmanuel Macron njoftoi se Austria, Gjermania, Greqia, Polonia dhe Rumania “po vijnë për të ndihmuar” Francën në luftimin e flakëve.

“Solidariteti evropian në punë”, ka shkruar ai në Twitter.

Këtë verë Franca dhe një numër vendesh të tjera evropiane kanë parë një valë zjarresh vdekjeprurëse, të shkaktuara nga temperaturat rekord dhe thatësirat në të gjithë kontinentin.

Më shumë se një mijë vdekje janë raportuar si pasojë e temperaturave të nxehta në Portugali dhe Spanjë.

Ndryshe, zjarri në qytetin Bordeaux ka filluar më 10 gusht duke detyruar evakuuimin e rreth 6 mijë njerëzve dhe duke shkatërruar të paktën gjashtëmbëdhjetë shtëpi.

Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin ka thënë se ka “dyshime të mëdha” se zjarri “është vepër e zjarrvënësve”.

Mijëra persona janë evakuuar pasi zjarret kanë shkatërruar fshatrat franceze

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika