Angli: Rezervuarët e ujit kanë pësuar rënien më të madhe në 25 vjet

Korriku 2022 ka shënuar nivelin më të ulët të rezervuarëve në 25 vitet e fundit në Angli, duke prekur tre prej tyre me kapacitetet më të mëdha, Colliford në Cornwall, me 43% kapacitet, Stithians afër me 44%, dhe Derwent Valley në Derbyshire me 45%

Ilustrim

Nivelet e ujit në muajin korrik kanë qenë më të ulëta në 25 vitet e fundit në Angli, sipas Agjencisë së Mjedisit.

Kjo rënie ka qenë më e dukshme në tri rezervuare, duke filluar nga Colliford në Cornwall, me 43% kapacitet, Stithians afër me 44%, dhe Derwent Valley në Derbyshire me 45%.

Këta rezervuarë kanë qenë në nivelin më të ulët të çdo korriku të regjistruar që nga viti 1995 muajin e kaluar me vetëm 65% kapacitet.

Agjencia e Mjedisit (EA) shumicën e rezervuarëve në vend i ka kategorizuar si ‘të ulëta’ pas rënies së rezervave dhe deklarimit të thatësirës në tetë zona.

Pas korrikut më të thatë që nga viti 1935, çdo rezervuar i vetëm që monitoron EA ka regjistruar një ulje të nivelit të ujit, raporton Sky News.

Nivelet e ujit në të gjithë rezervuarët e Anglisë kanë rënë në mënyrë të qëndrueshme nga 90% e kapacitetit në fund të prillit në 85% në maj, 78% në qershor dhe tani 65% në fund të muajit të kaluar.

Rëniet më të mëdha janë regjistruar në Ardingly në West Sussex dhe Hanningfield në Essex, ku të dyjat kanë pësuar një rënie prej më shumë se një të pestën që është rënia më e madhe e regjistruar ndonjëherë.

Ndërkaq, vetëm katër rezervuarë ose grupe prej tyre ende klasifikohen si normale, Abberton në Essex, i cili është me kapacitet 77%, Haweswater dhe Thirlmere në Cumbria me 60%, grupi Lower Lee në Hertfordshire dhe Londrën veriore me 88%, dhe grupi Teesdale në 72%.

Me kaq pak reshje në muajt e fundit, nivelet e lagështisë së lumenjve, ujërave nëntokësore dhe tokës kanë rënë nën nivelin normal.

Ndërsa që nga e premtja e 12 gushtit, thatësira janë shpallur në jug, jugperëndim, qendror dhe lindje të Anglisë, me ndalimin e tubacioneve aktualisht në fuqi për katër zona ujore.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika