Sevçla: Qytetarët serb nuk janë palë e dorës së tretë, jam ministër i të gjithëve

Ministri i Punëve të brendshme kishte qëndruar të shtune e 13 gushtit në Veri të  Kosovës ku i kishte takuar qytetarët e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhela Sevçla

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës ka bërë publike se ai gjatë ditës se shtune kishte qenë në komunat veriore dhe ku ishte takuar me qytetarët e Kosovës.

“Unë jam Ministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe qytetarët serb nuk janë palë e dorës së tretë. Ata janë banorë, qytetarë të barabartë sikurse të gjitha komunitetet tjera që jetojnë këtu dhe gëzojnë të njëjtat të drejta” ka shkruar Sevçla në Facebook.

Tutje ai ka theksuar se temë të diskutimit kishte qenë “kërkesat e tyre dhe përkrahjen institucionale.

“I sigurova që jam në shërbim të secilit qytetarë të Republikës së Kosovës dhe së bashku me akterët institucional do të jemi pranë tyre, pavarësisht përkatësisë etnike dhe politike”,ka shtuar ai. Përveç kësaj ai iu kishte bërë dhe thirrje që të bashkëpunojnë me organet e rendit të cilët e kanë  për obligimi mbarëvajtjen dhe ofrimin e sigurisë në Kosovë.

Përveç se kishte takuar pjesëtarët e komunitetit serb ai nuk i kishte harruar as komunitetin shqiptar që sipas Sevçlës,vërehej mungesa dhe përkrahja e shtetit në këtë pjesë të vendit më shumë se dy dekada.

“Këta bashkëqytetarë janë të vendosur që të qëndrojnë në atë anë ku me pune e djersë, të sigurojnë jetë e prosperitet për ta dhe fëmijët e tyre. Pa asnjë dyshim ne do te jemi me ta dhe për ta”, ka theksuar ai.

Ai kishte takuar dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ku për të  ata ishin si çdo herë të përkushtuar dhe të disiplinuar për të  garantuar rend, ligj dhe siguri për të gjithë.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Të fundit nga rubrika