Halimi për reduktimet e rrymës: Pushteti është dorëzuar

Zëdhënsja e LDK-së, Sibel Halimi, në lidhje me paralajmërimet për reduktime të rrymës ka thënë se, pushteti është dorëzuar në menaxhimin e krizës energjetike

Sibel Halimi, zëdhënëse e LDK-së

“Problemet e qytetarëve nuk janë tema ‘interesante’ për përsiatjet e ligjërimet e kryeministrit”.

Kështu ka deklaruar zëdhënsja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Sibel Halimi, duke iu referuar paralajmërimeve për reduktime të rrymës nga ana e KEDS-it.

Halimi ka thënë se në mes të gushtit, familjeve në Kosovë përveç krizës së çmimeve të larta të produkteve esenciale për jetë tani i shtohet edhe “ngarendja për ta zënë rrymën e kryer obligimet e përditshmërisë që po i rëndohet çdo ditë e më shumë”.

Për Halimin, pushteti ka ngritur lart flamurin e bardhë të dorëzimit, pasi nuk po merret me krizën e energjisë elektrike e të çmimeve.

Ndërkaq, Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), ka njoftuar se të hënën e 15 gushtit do të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike.

Përmes një komunikate për media, KEDS-i ka njoftuar se këto kufizime, në bazë të planit të dërguar gjatë ditës së hënë, konsumatorët do të kenë nga gjashtë orë energji elektrike dhe dy orë kufizime.

Sipas njoftimit, energjia elektrike e blerë deri më tani ka shkaktuar humbje enorme.

“Gjatë shqyrtimit të jashtëzakonshëm tarifor, rregullatori kishte marrë parasysh subvencionin e qeverisë prej 100 milionë eurosh. Asnjë cent nga ajo shumë nuk është shpërndarë te furnizuesi. Kjo, e ka rënduar gjendjen edhe më tepër. Sot, disa muaj pas, të gjitha mundësitë financiare janë shteruar”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika