BE reagon pas dënimit të ri me burgim ndaj Aung San Suu Kyi-së, Borrell e quan vendim të padrejtë

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka konsideruar dënimin ndaj politikanes 77-vjeçare si të padrejtë dhe ka bërë thirrje për respektim të “dëshirës së popullit”

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, teksa e ka dënuar vendimin e gjykatës së Mianmarit (Burmas), për të ndëshkuar ish-lideren, Aung Saan Suu Kyi me gjashtë vjet shtesë burgim, nën akuzat për korrupsion, e ka konsideruar vendim të padrejtë.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka bërë thirrje për respektim të “dëshirës së popullit”.

“E dënoj vendimin e padrejtë ndaj Aung San Suu Kyi-së për gjashtë vjet shtesë burgim dhe i bëj thirrje regjimit të Mianmarit që menjëherë dhe pakushte ta lirojë atë, të gjithë të burgosurit tjerë politikë, si dhe të respektohet dëshira e popullit”, ka shkruar Borrell.

Suu Kyi, është dënuar me 11 vjet burgim për shkak të akuzave tjera që rëndojnë mbi të, prej kur ushtria e ka rrëzuar nga pushteti përmes një puçi në shkurt të vitit 2021.

Ushtria pretendon se zgjedhjet që i ka fituar Suu Kyi kanë qenë të manipuluara.

Ajo është dënuar për posedim ilegal dhe importim të radio-lidhjeve si dhe shkelje të rregullave për luftim të pandemisë së Coronavirusit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika