Halimi për dialogun: Qeveria nuk është fare transparente

Zëdhënsja e LDK-së, Sibel Halimi derisa e ka quajtur Qeverinë e Kosovës jotransparente, ka deklaruar se është kundër shkëmbimit territorial si dhe njohja nga Serbia sipas saj duhet të jetë në qendër të bisedimeve

Jotransparente e ka quajtur Qeverinë e Kosovës, zëdhënsja e LDK-së, Sibel Halimi.

Për Portalin Dukagjini, ajo ka thënë se kjo mostransparencë po shfaqet edhe në dialogun Kosovë-Serbi. Sipas saj, kjo lloj çasje po e bllokon përçimin e së vërtetës tek qytetarët.

“Derisa, tanimë si për të gjitha proceset në të cilat po kalon vendi ynë, partia në pushtet mbetet në nivelin më të lartë të mostransparencës. Kjo qasje, përpos që po e bllokon përçimin e së vërtetës tek qytetarët lidhur me përmbajtjen e agjendën e dialogut, partisë në pushtet po i krijohet mundësia të shtrijë gjuhën propaganduese të militantëve për tifozllëk që të mbulojë paaftësinë qeverisëse”, ka deklaruar Halimi.

Halimi e ka ripërsëritur qëndrimin e LDK-së, se është kundër shkëmbimit territorial si dhe njohja nga Serbia të jetë në qendër të bisedimeve.

“Imazhet e komentimet për lëvizjet e kryeministrit nuk janë aq të mjaftueshme për të konkluduar çfarë në të vërtetë u bisedua në takimin e Brukselit. Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet në të njëjtat qëndrime për sa i përket dialogut; ruajtja e integritetit territorial, si dhe njohja nga Serbia mbeten parime qenësore”, ka deklaruar ajo.

Në takimin e fundit në kuadër të dialogut Kosovë Serbi, i cili zgjati mbi pesë orë, nuk pati ndonjë marrëveshje.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ende nuk e ka dhënë ndonjë deklaratë për media, në lidhje me këtë çështje.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika