Vuçiq takohet me krerët e kishës serbe, i njofton për bisedimet Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka takuar krerët e Kishës Ortodokse serbe dhe i ka njoftuar ata në lidhje me rrjedhën e dialogut Kosov-Serbi

Presidenti i Serbisë (në mes), me krerët e Kishës Ortodokse serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka takuar krerët e Kishës Ortodokse në Serbi, për t’i njoftuar ata me rrjedhën e bisedimeve të fundit Kosovë-Serbi në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

“Së bashku shprehëm shpresën sesi vend dhe popull do të kemi forcën për t’u rezistuar të gjitha presioneve, për të ruajtur emrin dhe mbiemrin serb në Kosovë e Metohi, si dhe shtetësinë serbe”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Të dielën, presidenti Vuçiq, ishte takuar me përfaqësues të serbëve të Kosovës, ku sipas tij, e ka marrë mbështetjen për një marrëveshje kompromisi me Kosovën.

Në takimin e fundit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk ishte arritur ndonjë marrëveshje. Dy palët ishin pajtuar vetëm për t’u takuar ditëve në vijim, për të gjetur zgjidhje për situatën e tensionuar në veri.

Presidenti i Serbisë Vuçiq, ditëve të fundit, është parë aktiv duke njoftuar palë të caktuar në Serbi për rrjedhën e dialogut.

Ndërkaq, përveç një komunikatë për media nga Qeveria e Kosovës, kryeministri Albin Kurti, ende nuk ka mbajtur konferencë për media, për të folur rreth takimit në Bruksel.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika