Haradinaj komenton djegien e gjeneratorit: Këta kanë nisur ta hanë turpin me bukë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar djegien e një gjeneratori në oborrin e Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar djegien e një gjeneratori në oborrin e Ministrisë së Infrastrukturës në Prishtinë, të martën e 23 gushtit.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ministritë kanë aq gjeneratorë, sa edhe për t’ua futur flakën.

Sipas tij, ministrat “kanë nisur ta hanë turpin me bukë”.

“Ministrat kanë agregatë, kryeministri ka agregat, edhe ministritë kanë, bile edhe t’ua shtien flakën, pavarësisht se sa kushtojnë. Po çka të bëjnë ata që s’kanë as agregatë e besa po kanë gjithnjë e më pak gjithçka tjetër! Kryesorja, vala 58 e shitjes së pronës publike po vazhdon! Këta pos që po i hanë fjalët e veta, kanë nisur të hanë turpin me bukë”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin i cili ishte shkaktuar nga njëri gjenerator në oborrin e ATK-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës.

Gjeneratori i djegur

Përpos dëmeve materiale nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Në atë pjesë besohet të kenë qenë dy gjeneratorë, kurse vetëm njëri nga ta ka shpërthyer nga flakët.

Behar Shala, udhëheqës i ndërrimit stacioni qendër, nga ekipi i zjarrfikësve, ka thënë se janë duke i pritur njësitë adekuate ta hulumtojnë rastin dhe të bëhen të ditura shkaqet e përfshirjes së gjeneratorit nga zjarri.

Shala theksoi se nuk ka ndonjë të lënduar.

“Nuk ka ndonjë zjarrfikës, qytetar apo zyrtar të lënduar nga zjarri. Ne, rreth orës 11:30, e kemi pranuar thirrjen për ndërhyrje dhe tashmë është lokalizuar zjarri. Po presim njësitë adekuate që të hulumtojnë për shkaqet e përfshirjes nga zjarri të gjeneratorit”, ka thënë Shala.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika