Haradinaj-Kurtit: Është sosur durimi i qytetarëve, kriza u ka mbërritur në asht

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është drejtuar kryeministrit Kurti duke i thënë se kriza ekonomike, qytetarëve u ka “mbërritur në asht”, duke shtuar se për këtë "durimi është sosur”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas kërkesës ligjore të Qeverisë së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Financave për paralajmërimin e pezullimit të pagave për grevistët, duke thënë “Kryeministër mos e kërko fajin te punëtorët, por te vetja jote”.

Kryetari i AAK-së, i është drejtuar Kurtit duke i thënë “Ka më shumë se një vit e gjysmë që ti tallesh me ta, për të mos thënë se po i vjedh ata”.

Haradinaj në Facebook ka potencuar se punëtorët janë në të drejtën e tyre, dhe grevat janë mjeti i vetëm që u ka mbetur në dorë, pasi siç thotë ai, kriza ekonomike e sociale u ka mbërritur në asht.

“Ju kryeni punën tuaj. Miratojeni me urgjencë Ligjin e Pagave dhe reflektoni ndryshimet që kanë ndodhur. Ligji duhet të reflektojë rritjen enorme të çmimeve dhe inflacionin, që zyrtarisht ka mbërritur në 19.2%”, duke shtuar se çdo formulë tjetër do t’u kthehet në boomerang.

Ai ka thënë se qytetarëve u është sosur durimi.

Ndërkaq, të enjten e 25 gushtit, Ministria e Financave dhe Transfereve ka paralajmëruar pezullimin e kontratave të punës të grevistëve, për aq kohë sa ata do të mbajnë grevë. Enis Spahiu, zëvendëssekretar në këtë dikaster, ka konfirmuar për portali Dukagjini se paga e secilit grevistë do të pezullohet për aq kohë sa qëndron në grevë, sipas nenit 18 të Ligjit për Greva.

Sipas Spahiut, kjo është bërë për të respektuar Ligjin për Greva, meqenëse ndaj grevistëve nuk mund të merren masa disiplinore e as të zëvendësohen.

Ai ka thënë se pas emailit nga Përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror, Ali Sefaj, për mbajtjen e grevave, e ka njoftuar atë se do të zbatohet edhe dispozita ligjore që kërkon pezullimin e obligimeve të kontratës së punës.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika