Kovaçevski: Ulja e TVSH-së nuk do të ndihmonte në uljen e çmimit të energjisë elektrike

TVSH-ja në Maqedoninë e Veriut nuk është zbritur për të ndikuar në çmimin e energjisë elektrike sipas Kryeministrit Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitri Kovaçvski,

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, ka thënë se zbritja e TVSH-së nuk do të  ndikojnë në uljen e çmimit të  energjisë elektrike, sepse në tregun e lirë është mbi 1000 euro.

Tutje sipas Kovaçevskit ky vendimi është në lidhje me kërkesat e sektorit të biznesit për të zbutur ndikimin e lartë të çmimeve të energjisë elektrike për kompanitë.

“Për uljen e TVSH-së tashmë është ulur edhe për energjinë elektrike. Nëse është e nevojshme, do të ulet sërish, por nuk do të kishte ndikim të madh në çmimin e energjisë elektrike, kur e dimë se është mbi 1000 euro të vendosura në tregun e lirë”, ka thënë Ai.

“Sa i përket marzheve të tregtarëve të energjisë elektrike, para së gjithash duhet të bëhet një analizë nga Komisioni Rregullativ, për të parë sa të mëdha janë ato marzhe dhe nëse ka ndonjë marzhë për këto çmime të energjisë elektrike”, ka shtuar Kovaçevski.

Më  tej ai ka theksuar se Qeveria e Maqedonisë do të ndryhej në momentin që do t’i këtë kalkulimet nga në Këshillin Ekonomik të cilat janë duke u shqyrtuar.

“Jemi në një periudhë kur çmimet e energjisë elektrike janë më të lartat dhe janë më të larta se çdo logjikë ekonomike, e kam fjalën për të gjithë kontinentin evropian, prandaj kursimi mbetet rrugë e vetme”, shtoi kryeministri Kovaçevski.

Por dalja nga kjo situatë sipas tij është kursimi i energjisë elektrike kudo që të jetë e mundur.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika