Deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se asnjëri nga ministrat nuk është i paprekshëm dhe duhet të tregojë performancë dhe sukses sipas analistëve politik po vlerësohen si shenja se shumë shpejt pritet ri-formatimi i Qeverisë. Për një vit e gjysmë sipas raporteve të organizatës Lëvizja “FOL” Qeveria Kurti ka realizuar 54 për qind të planit të punës. Ndërkohë qytetarët thonë se shëndetësia dhe arsimi janë fushat në të cilat po punohet më së paku.
“Nuk mjafton që të thuhet zv.ministri ose ministri i Vetëvendosjes nuk po vjedh por kjo duhet të shoqërohet me punë. Askush, asnjëri nuk ndihet i pa prekshëm”, kishte deklaruar Kurti.
Kur foli për pakënaqësitë për punën e ministrave, kryministri Albin Kurti nuk foli me emra të përvetshëm.
Por, duket se ka ministria me të cilat shefi i qeverisë është i pakënaqur me punën e tyre.
Megjithatë, organizatat që e monitorojnë punën e tyre thonë se është përmbushur gjysma e planit të Qeverisë dhe Ministrave të Qeverisë “Kurti”.
“Për periudhën prill-dhjetor 2021 ku në atë kohë kishte dalur 45 për qind të realizimit të planit. Ndërkaq gjatë këtij viti kemi bërë matjen e realiziit të planit të punës 2022 që përfshinë periudhën janar-qershor, apo gjashtë mujori i parë i këtij viti. Dhe nga vlerësimi në total ka dalur që vetëm 48% të akvititeteve janë realizuar”, ka thënë Mexhide Demolli-Nimani, nga Lëvizja “FOL”.
Demolli thotë ka pasur ministra që kanë planifikuar më pak, e prandaj janë paraqitur më të suksesshëm në matje.
Ngjashëm me Zyrën e Kryministrit, shumica e ministrave e kanë përmbushur pothuajse gjysmën e planit të punës.
Ministri i Shëndetësisë me 36.8 për qind dhe ministrja Donika Gërvalla me 42.9 për qind, mbeten ministrat më të dobët në gjashtë mujorin e fundit.
Ndërkaq ministria e Armend Mehajt dhe ajo e zhvillimit Rajonal kanë përmbushur mbi 90 për qind të planit të punës.
Pakënaqësi për punën e disa ministrave kanë shprehur edhe qytetarët e intervistuar sot. Arsimi dhe shëndetësia sipar tyre janë fushat në të cilat nuk po punohet.
“Në përgjithësi dobët janë duke punuar, shumë dobët janë tu punu, korrupsion hajni nuk janë duke punuar”, ka thënë Ujup Ahmeti, qytetar.
“Qiky i financave valla po më duket më së miri po punon. Jo valla shëndetësia nuk është duke punuar aq…ngecje edhe arsimi ka ngecje”, ka thënë një qytetar tjetër.
Ndërkaq, Zymer Lulaj, qytetar ka thënë se “janë fatjorë kryeministri janë fajtorë ministrat sepse kanë dhënë shumë premtime me të cilat i kanë marrë votat dhe nuk i kanë realizuar premtimet”.
Riformatimin e Qeverisë e vlerëson të pashmangshëm analistit Bekim Kabashi, për çka prej ndryshime në disa dikastere.
“Pakënaqëia brenda partisë për mos-funksionimin e duhur të Qeverisjes tregon sidomos në sektorët kur nuk kanë qenë njerës partiak që nuk kanë dhënë kontribut në parti dhe kjo ka shkaktu pakënaqësi brenda partisë të cilët kanë pritur të jenë të përfshië nëpër resore qeverisëese. Kurti nëse e reformon Qeverinë e tij personat e parë që do t’i largojë ata që nuk janë të partisë së tij”, ka thënë Bekim Kabashi, opinionist.
Kabashi thotë se edhe brenda Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti mund të gjejë kuadro dhe figura të afta për postet e ministrave, veprim i cili sipas tij nuk përjashtohet të ndodhë.