Këshilli i Prindërve kundër grevës në arsim, u bën thirrje qeverisë dhe sindikatës të gjejnë zgjidhje

Këshilli i Prindërve të Kosovës kanë dalë me njoftim kundër grevës në arsim. Sipas tyre, vendimi i SBAShK-ut,për të mos filluar procesi mësimor më një shtator është në dëm të fëmijëve

Ilustrim

Këshilli i Prindërve të Kosovës, në mbledhjen e së mërkurës të kryesisë, ka dalë me qëndrim kategorik kundër grevës në arsim.

Nga kjo mbledhje, ky këshill ka dalë me disa konkluzione, një nga të cilat është se është e papranueshme që fëmijët apo nxënësit të mos e fillojnë procesin mësimor në afatin e paraparë, më një shtator.

Përmes një njoftimi, ata kanë thënë se fëmijët “gëzojnë të drejtën kushtetuese për edukim dhe arsimim dhe Qeveria obligohet ta mbrojë këtë të drejtë”.

Sipas tyre, greva e tërësishme në arsim është veprim ekstrem që i dëmton fëmijët e edhe prindërit.

“Greva e tërësishme dhe e pakufizuar në sistemin arsimor është veprimi më ekstrem sindikal që godet drejtpërdrejt vetëm fëmijët e prindërit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Këshilli i Prindërve të Kosovës u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatës së Arsimit, që përmes dialogut t’i zgjidhin problemet.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika