Sveçla: Veturat në veri të Kosovës do të regjistrohen vetëm me targa RKS si në të gjithë vendin

I pari i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se qytetarët e Kosovës të cilët kanë targa ilegale ta shfrytëzojnë mundësin për t'i legalizuar ato. Ai është shprehur se ky proces iu kursen para dhe kjo periudhë zgjatë vetëm dy muaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhela Sveçla





“Veturat në pjesën veriore të Kosovës do të regjistrohen vetëm me targa RKS si në të gjithë Republikën”, ka thënë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ministri Sveçla ka folur për vendimin e ndryshimit të targave nga ‘KM’ në ‘RKS’, ku ka thënë se më datën një shtator në ora 8 të mengjesit fillon afati për ndryshimin e targave i cili do të zgjatë deri më një nëntor.

“Shtetasit e Kosovës mund t’i ndërrojnë targat nga ilegale në legale me disa lëshime apo privilegje të njëhershme që shteti i Kosovës iu ka ofruar e cila do të zgjat për dy muaj”, ka thënë Sveçla në RTK.

Më tej ai ka shtuar se ka sinjale të mira sepse kanë pranuar shumë pyetje si bëhet kjo procedurë.

“Është e kuptueshme se prej kësaj Serbie, ne nuk presimi kurgja të mirë e cila udhëhiqet nga presidenti Alksandar Vuçiq, i cili ka qenë ministër i propagandës në kohën e ish-presidentit të Serbisë [Jugosllavisë] të Milloshoviqit”.

Sipas Sveçlës, qytetarët në pjesën veriore të Republikës së Kosovës nuk duhet ta humbin këtë mundësi dhe ”pse ka presion nga Serbia që kjo iniciative të dështojë”.

Ai ka përfunduar duke thënë se vetëm në rajonet ekzistues mund të regjistrohen veturat dhe nuk do të krijohet rajon i ri dhe gjithashtu ai ka thirrur qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi sepse kjo iu mundëson të kursejnë rreth 5 mijë euro.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika