Blinken pas raportit të OKB-së: Kina duhet të mbajë llogari për ‘gjenocidin’ ndaj ujgurëve

Sekretari i Shtetit amerikan Antony Blinken ka reaguar pas raportit të OBK-së. Ky raport ka përshkuar trajtimin dhe abuzimin e këtyre grupeve ujgure dhe komuniteteve me shumice myslimanë nga qeveria e Republikës Popullore të Kinës

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken,

Raporti i 31 gushtit  nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut përshkruan në detaje alarmante shkeljet dhe abuzimet e të drejtave të njeriut që ndodhin në Xinjiang.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka reaguar pas këtij raporti të OKB-së me një deklaratë për media ku ka thënë se “shkalla arbitrare dhe diskriminuese të anëtareve të grupeve ujgure dhe komuniteteve me shumicë myslimane, mund të arrijë në përfundim dhe të cilësohet si krim ndërkombëtarë, në veçanti krim kundër njerëzimit”.

Ai ka thënë se ShBA-të e mirëpresin këtë raport, i cili ka përshkuar trajtimin dhe abuzimin e këtyre grupeve nga qeveria e Republikës Popullore të Kinës.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin këtë raport të rëndësishëm, i cili përshkruan me vertetësi trajtimin dhe abuzimet e tmerrshme të ujgurëve dhe anëtarëve të grupeve të tjera të pakicave etnike dhe fetare nga qeveria e Republikës Popullore të Kinës (PRC)” ka shkruar Blinken.

Blinken është shprehur se ky raport ka thelluar dhe ka rikonfirmuar shqetësimin e ShBA-ve në lidhje me ‘krimet kundër njerëzimi’ nga qeveria kineze.

“Ky raport thellon dhe rikonfirmon shqetësimin tonë të madh në lidhje me gjenocidin e vazhdueshëm dhe krimet kundër njerëzimit që autoritetet qeveritare të Republikës Popullore të Kinës (PRC) po kryejnë kundër ujgurëve, të cilët janë kryesisht myslimanë, dhe anëtarëve të grupeve të tjera të pakicave etnike dhe fetare në Xinjiang” ka vazhduar Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Ai bëri të ditur se autoritet amerikane do të punojnë me shoqërinë civile dhe komunitetin ndërkombëtar për të kërkuar drejtësi për atë çka po ndodh në provincën Xinjiang, dhe gjithashtu do të kërkojnë llogari dhe do ti bëjnë thirrje qeverisë kineze të lirojë të arrestuarit padrejtësisht, të japë llogari për ata të zhdukurit dhe t’u lejojë hetuesve të pavarur akses të plotë dhe të papenguar në Xinjiang, Tibet dhe në të gjithë Republikën Popullore të Kinës.

Raporti i OKB-së: “Shkelje serioze e të drejtave të njeriut” nga Kina në provincën Xinjiang

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika