Të hënën e 5 shtatorit do të fillojë greva tre ditore e mjekëve në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoni e Veriut mjekët e sektorit privat kanë do të fillojnë grevën tre ditore, duke kërkuar ndryshimin e dispozitës ligjore për lidhjen e pacientëve me institucionet shëndetësore private, regjimin e përshkrimit të barnave

Nga e hëna e 5 shtatorit në Maqedoninë e Veriut do të nisë greva treditore ku mjekët e sektorit privat nuk do të punojnë me pacientët dhe nuk do të lëshojnë receta për tre ditë, por do të jenë në vendet e tyre të punës dhe do të marrin vetëm rastet e urgjencës, gjatë grevës që kërkon rritje të kapitullit.

Arsyet e kësaj greve janë sepse Shoqata e Mjekëve Privatë është duke kërkuar ndryshimin e dispozitës ligjore për lidhjen e pacientëve me institucionet shëndetësore private, regjimin e përshkrimit të barnave.

Më tej Dr. Lili Çolakova-Dervishova e cila është Kryetare e Shoqatës së Mjekëve Privatë, ka thënë  se  pagat në  sektorin publik të kujdesit janë rritur disa herë ndërsa për mjekët privat në kujdesin parësor dhe sekondar, ndërsa nuk janë rritur që nga viti 2018, kur ishin rritur prej 63 denarësh.

Sipas Çolakova-Dervishova nuk ka rritje të buxhetit as për laboratorët, specialistët, mjekët e fshatit.

Tutje ajo  ka theksuar se që nga protesta e fundit e 7 prillit, edhe pse kanë ofruar zgjidhje për problemet, nuk ka pasur asnjë aktivitet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Ndërsa greva nuk ka gjetur mbështetjen e ministrit të shëndetësisë, Bekim Sali ku ka thënë se ai nuk mund të mund të bojkotohet puna përmes pacientëve dhe refuzon të bëjë ndryshime në afat të shkurtër apo nën presion.

Ndërkohë Mjekët kanë  paralajmëruar se operacionet po mbyllen çdo ditë dhe se rrezikon që rajone të tëra të mbeten pa autoambulanca.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika