60.2 për qind e maturantëve kaluan provimin e maturës në afatin e gushtit

Nga afati i dytë i provimit të maturës i mbajtur më 27 gusht të këtij viti, 2384 maturantë kanë kaluar me sukses. Ndonëse provimi ishte paraqitur nga 5084 nxënës, jo të gjithë morrën pjesë

Rezultatet e Testit të Arritshmërisë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka shpërndarë rezultatet e provimit të maturës në shkollat e vendit, rezultate këto që tregojnë se 2384 maturantë kanë kaluar me sukses.

Provimi ishte paraqitur nga 5084 nxënës mirëpo vetëm 3958 kanë marrur pjesë. Nga pjesëmarrësit, 60.2% maturantë kanë kaluar me sukses këtë test në afatin e gushtit ndërsa arritshmëria mesatare në test është 43.2%.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë shpërndarjen e rezultateve të Provimit të Maturës në shkolla, sipas të cilave 2384 nxënës apo 60.2% maturantë kanë kaluar me sukses këtë test në afatin e gushtit. Arritshmëria mesatare në test është 43.2%”, ka shkruar MASHT-i në, Facebook.

Provimi i Maturës është mbajtur më 27 gusht të këtij viti, në 59 qendra të testimit. Ndërkaq, në këtë proces janë angazhuar 177 komisionerë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues nga organizata rinore KYC, si dhe 600 administrues.

Të shtunën e 18 qershorit, rreth 22 mijë maturantë në Kosovë iu nënshtruan provimit të maturës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika